Lajme
Cila do të jetë përgjigjja e SHBA-së në rast të sulmit bërthamor rus?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur për mundësinë e një apokalipsi bërthamor nëse Rusia përdor bomba bërthamore në Ukrainë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur për mundësinë e një apokalipsi bërthamor nëse Rusia përdor bomba bërthamore në Ukrainë.
Se cila do të ishte përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë, nuk kanë folur ende as Pentagoni dhe as Shtëpia e Bardhë.
Megjithatë, vendi ka miratuar tashmë masat e para. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ka porositur një ilaç kundër rrezatimit, të quajtur Nplate, i cili përdoret për “emergjenca radiologjike ose bërthamore”, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Nplate përdoret për të trajtuar numrin e ulët të trombociteve në gjak dhe ka miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në vitin 2021 që ilaçi të përdoret si një trajtim për njerëzit e ekspozuar në mënyrë akute ndaj rrezatimit. Blerja e këtij ilaçi është pjesë e përgatitjes në rast të një sulmi bërthamor.
Shtetet e Bashkuara kanë nisur disa fushata ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët në lidhje me emergjencën e rrezatimit bërthamor dhe si të përballen me të. Që nga shtatori, shumë posterë janë varur në trenat dhe stacionet e Autoritetit Portual Trans-Hudson, në Nju-Jork, me udhëzimet që duhen ndjekur.
Autoritetet po i udhëzojnë banorët të strehohen në një bodrum ose në mes të një ndërtese, ku do të duhet të presin brenda për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezatimit. Përveç kësaj, ata duhet të mbahen të informuar përmes radios, televizionit ose internetit, ku do të jepen udhëzime të mëtejshme në varësi të mënyrës se si ecën situata.
Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend që ka filluar të ndërmarrë hapa në këtë drejtim përballë një rrjedhjeje të mundshme rrezatimi në termocentralet bërthamore të Ukrainës. Disa vende evropiane, si Polonia, kanë vendosur të shpërndajnë tableta jodi falas. Këto pilula shërbejnë për të bllokuar gjëndrën tiroide në situata të ekspozimit ose përthithjes së jodit të keq dhe radioaktiv, tipike për fatkeqësitë bërthamore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












