Shqipëria
Çifti zviceran: Ja përse duhet ta vizitoni patjetër Shqipërinë
Në Shqipëri ata janë magjepsur nga natyra që të lë pa frymë me bukurinë e saj. Syri i Kaltër ka qenë vendi i parapëlqyer i çiftit zviceran
Steffi dhe Lui, një çift i ri nga Kantoni Thurgau, prej rreth gjysmë viti po udhëtojnë me kombibusin e tyre “Karl” nëpër të gjitha, 47 shtetet e Evropës. Ata gjatë këtij udhëtimi po mbajnë një lloj ditari me videoxhirime që e publikojnë në formë blogu në comewithus2., shkruan albinfo.ch.
Sot e ka pasur radhën Shqipëria me ç`rast ata kanë treguar se sa e bukur është toka e shqipeve. Në Shqipëri dy zviceranët janë magjepsur nga natyra që, siç thonë ata “të lë pa frymë” me bukurinë e saj. Një atu tjetër që sipas tyre e ka Shqipëria, është natyra ende e paprekur që në këtë vend, si rrallë kund tjetër, mund të haset edhe sot. Po ashtu një favor për Shqipërinë është fakti se nuk është bërë ende cak i turizmit masiv, kështu që atje mund të gjejnë kënaqësinë e tyre ata që e kërkojnë një ambient pak më të qetë.
Syri i Kaltër, ky burim uji me ngjyrën që ia thotë edhe emri, u ka lënë përshtypje të veçanta Steffi-t dhe Lui-t. Pamjet që do t`i shihni në videon bashkëngjitur do të ju bindin për këtë
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














