Lajme
CIA kërkon të merren me seriozitet kërcënimet bërthamore të Rusisë
Shefi i CIA tha se Putin është izoluar së tepërmi dhe kjo ka bërë që të mos i druhet më rrezikut
Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin lehtësisht mundësinë që Rusia të përdorë armë taktike bërthamore në Ukrainë, pasi Moska po vijon të hasë vështirësi në luftë. Kështu deklaroi të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns.
“Duke parë dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin dhe lidershipit rus, duke parë frenimin në fushëbetejë, askush nuk duhet të marrë lehtësisht kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Institutin e Teknologjisë së Xhorxhias.
Burns shtoi se CIA po e monitoron me shumë kujdes situatën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë ende asnjë shenjë se Rusia po përgatitet të ndërmarrë këtë hap.
Ai tha gjithashtu se Putin është izoluar së tepërmi dhe kjo ka bërë që të mos i druhet më rrezikut. “Rrethi i tij i këshilltarëve është ngushtuar shumë, askush nuk ka bërë karrierë duke vënë në dyshim gjykimin apo kokëfortësinë e tij, si dhe besimin thuajse mistik se fati i tij është të rivendosë sferën e influencës ruse”, tha Burns/Cnn
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun Kandidatja austriake për eurodeputete, Kati Schneeberger, ka vizituar të dielën Komunën e Zubin Potokut. Ajo është...
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?