Lajme
Çfarë sanksionesh do t’i vendosë BE-ja Serbisë?
Një burim diplomatik i Bashkimit Evropian i ka thënë gazetës serbe “Danas” se sanksionet e planifikuara kundër Serbisë përbëhen nga një grup masash që do të ndërmerren në disa faza.
Duke komentuar deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën dhe deputetes së Gjelbër, Viola von Cramon, se për Serbinë është përgatitur një paketë masash si “përgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë”, burimi i Danas thotë se “faza e parë sigurisht që nuk do të ishte drastike”, dhe se kishte shumë gjëra simbolike në të”, shkruan gazetaexpress.
“Për shembull, do të kishte një ndërprerje të negociatave me BE-në, por në praktikë, një masë e tillë nuk do të kishte një efekt shumë të madh, pasi Serbia ka disa vjet që pothuajse nuk ka bërë asgjë për të vazhduar anëtarësimin në BE. Mirëpo, masat që do të kishin të bënin me vizitën e zyrtarëve të BE-së apo ngrirjen e fondeve të destinuara për Serbinë janë shumë më serioze dhe sigurisht që do të ishin në ndonjë paketë të radhës”, thotë burimi diplomatik i Danas.
Po ashtu, shton se mund të pritet tërheqja e liberalizimit.
“Dhe, është e qartë për të gjithë se ato do të preknin vetëm qytetarët, jo autoritetet. Kthimi i vizave nuk është në rendin e ditës për momentin. Aktualisht gjithçka është duke u përgatitur dhe gjithçka varet nga reagimi i autoriteteve dhe bashkëpunimi në Kosovë. Raundi i parë i masave, nëse ka, sigurisht që mund të jetë në tavolinë para zgjedhjeve në Serbi”, tregon burimi, përcjell albinfo.ch.
Masat politike dhe financiare për Serbinë i ka paralajmëruar Viola von Cramon, për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











