Lajme
Çfarë nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale?
ChatGPT është bërë shumë i famshëm që nga lancimi i tij në fund të vitit të kaluar.
Njerëzit po e përdorin inteligjencën artificiale për lloj-lloj gjërash, që nga kryerja e raporteve për punën, krijimi i planeve dietike dhe deri te aplikimi për punë të re.
Por, çfarë nuk bën dot ChatGPT?
Nuk di emrin e tij – ChatGPT nuk e di se kush është. Nëse përmend këtë emër, inteligjenca artificiale thotë se “nuk di asgjë për ChatGPT”. Ndoshta kjo ndodh për faktin se kur është programuar, krijuesit nuk e kishin gjetur ende emrin për të. Gjithsesi, duket pak e çuditshme që diçka kaq e zgjuar nuk di as emrin e vet.
Nuk ka informacion pas vitit 2021 – Të dhënat e ChatGPT ndalen në vitin 2021. Kjo do të thotë se nuk di asgjë nga ato që kanë ndodhur pas këtij viti. Pavarësisht të dhënave të shumta që përmban dhe përgjigjeve të zgjuara që jep, ChatGPT nuk ka dijeni se si ka qenë bota këto dy vitet e fundit.
Nuk luan dot lojërat e fjalëve – ChatGPT nuk është i mirë në lojërat me fjalë, madje nuk ia di as rregullat atyre që janë krijuar pas vitit 2021
Nuk shkruan dot lajme të sakta – Edhe pse mund të shkruaj artikuj të gjatë, nuk është në gjendje të bëjë vetë lajme të thelluara dhe të sakta
Nuk jep dot këshilla mbi ilaçet – ChatGPT nuk mund të japë rekomandime për ilaçe. Nëse e pyet për medikamente, inteligjenca artificiale të thotë se duhet të konsultohesh me mjekun/cnn
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












