Lajme
Çfarë ndryshon për pasagjerët ajrorë? Vendimi i fundit i Parlamentit Evropian
Parlamenti Evropian ka përditësuar ligjin e vitit 2004 për të drejtat e pasagjerëve në fluturime. Ja cilat janë pikat kryesore të rregullave të reja:
Çmimet transparente: Bagazhi i dorës duhet të përfshihet në çmimin fillestar të biletës (për ata që udhëtojnë pa bagazh mund të ofrohen tarifa më të ulëta).
Asnjë tarifë për fëmijët: Shoqëruesit e fëmijëve nën 14 vjeç do të ulen pranë tyre pa pagesë shtesë.
Vlera e kompensimeve: Për vonesat mbi 3 orë ose anulimet, dëmshpërblimi mbetet 250 € (deri në 1,500 km), 400 € (brenda BE-së ose deri në 3,500 km) dhe 600 € (për fluturimet më të gjata).
Afate më të shpejta: Pasagjerët kanë 9 muaj kohë për të bërë ankesë, ndërsa kompanitë ajrore duhet të paguajnë ose të japin përgjigje brenda 30 ditëve.
Biletat e kthimit: Nëse humbni fluturimin e vajtjes, mund të përdorni pa problem dhe pa gjobë biletën e kthimit.
Fund tarifave abuzive: Ndalohen pagesat shtesë për korrigjimin e gabimeve të vogla në emër ose për marrjen e biletës së printuar në aeroport. Pasagjerët mund të kenë biletë digjitale pa pasur nevojë të shkarkojnë aplikacionin e kompanisë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












