Lajme
Çfarë ndryshimesh do të ndodhin në Facebook nga 1 dhjetori
Facebook po heq disa fusha që përmbajnë informacione të profilit, duke përfshirë pikëpamjet fetare dhe politike, përcjell albinfo.ch.
Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Këto fusha përfshijnë pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike, adresat dhe fushën “të interesuarit”, e cila tregon orientimin seksual të përdoruesit. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Një zëdhënës i kompanisë tha se arsyeja e ndryshimit ishte për ta bërë rrjetin social më të lehtë për t’u përdorur.
“Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa fusha të profilit: të interesuarit, pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike dhe adresat. Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Njoftimi tregon se informacionet e tjera të përdoruesve do të mbeten në profilet e tyre së bashku me informacione të tjera kontakti dhe bazë.
Vendimi i Facebook për të hequr qafe këto fusha specifike të profilit është pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar platformën e saj, e cila aktualisht përbëhet nga disa veçori që janë disi të vjetruara.
Vlen të theksohet se fushat e informacionit që Facebook ka vendosur të heqë janë ato që rrjetet e tjera të mëdha sociale nuk i ofrojnë. “Platformat si Instagram dhe TikTok kanë një model të biografive të thjeshta që lejojnë përdoruesit të ndajnë informacione rreth vetes pa hyrë në detaje specifike, të tilla si pikëpamjet politike ose fetare.”
Në të kaluarën, njerëzit mund të kenë qenë të interesuar të plotësojnë profilet e tyre me informacion shtesë, por ndërsa rregullat e privatësisë bëhen më të qarta dhe më të përcaktuara – përdoruesit mund të mos dëshirojnë më të ndajnë detaje shtesë për veten e tyre në internet.
Meqë ra fjala, “Meta” pushoi javën e kaluar 11 mijë punëtorë, që përbën rreth 13 për qind të fuqisë punëtore të saj.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











