Lajme
Çfarë ndodh në rast se Rusia përdor armë bërthamore?
Gjenerali në pension dhe ish-kreu i CIA-s, David Petraeus, u përgjigjet shqetësimeve në rritje për mundësinë që Putin ta çojë në një nivel të ri të rrezikshëm luftën në Ukrainë.
Nëse presidenti Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të asgjësojnë të gjitha trupat dhe pajisjet ruse në Ukrainë. Janë fjalët e gjeneralit në pension dhe ish-kreut të CIA-s, David Petraeus, i cili u përgjigjet shqetësimeve në rritje për mundësinë që Putin ta çojë në një nivel të ri të rrezikshëm luftën në Ukrainë.
“Vetëm për t’iu dhënë një ide, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje të NATO-s, një përpjekje kolektive që do të shkatërronte çdo forcë konvencionale të Rusisë që mund të identifikohet në fushëbetejë në Ukrainë, në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, u shpreh David Petraeus.
Ish-kreu i CIA-s tha se veprimet e fundit të Putin, si mobilizimi i rezervistëve dhe aneksimi i paligjshëm i 4 rajoneve ukrainase, ishin një përpjekje e dëshpëruar përballë faktit se ai po e humbiste luftën.
Ukraina tha të dielën se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit logjistik lindor të limanit, në një prej fitoreve më të rëndësishme në fushëbetejë gjatë javëve të fundit. Por presidenti Volodymyr Zelensky tha se suksesi i ushtrisë ukrainase nuk ishte i lumtur vetëm në rimarrjen e limanit, por edhe disa qyteteve në rajonin e Kherson ishin çliruar, përcjell Albinfo.ch.
“Historia e çlirimit të limanit në rajonin e Donetsk është bërë më popullorja në media. Por suksesi i ushtarëve tanë nuk kufizohet te Limani”, tha Zelensky. Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh i sigurt që Ukraina do të mund t’i bashkohet NATO-s, pasi 9 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ofruan mbështetjen për anëtarësimin e vendit. Shefi i Aleancës, Jens Stoltenber, përsëriti se çdo vendim duhet marrë me konsensus nga të 30 anëtarët e NATO-s. Në një intervistë për NBC, ai tha se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri