Lajme
Çfarë është mirë t’u themi fëmijëve për koronavirusin?
Sheshet e lojrave janë bosh dhe shkollat janë të mbyllura në vendet në mbarë botën, për shkak të koronavirusit, fëmijët po qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre dhe shpesh ndjekin të njëjtat edicione lajmesh si prindërit e tyre.
Duke qenë se shkollat dhe kopshtet në mbarë botën janë mbyllur për shkak të koronavirusit. UNESCO-ja thotë se mbyllja ka ndikuar tek 87% e nxënësve të botës. Edhe fëmijët e vegjël e dinë tashmë se një virus po qarkullon. Por, çfarë duhet t’u themi fëmijëve?
Po ashtu, duke marrë parasysh se sheshet e lojrave janë bosh dhe shkollat janë të mbyllura në vendet në mbarë botën, për shkak të koronavirusit, fëmijët po qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre dhe shpesh ndjekin të njëjtat edicione lajmesh si prindërit e tyre. Shpesh, kjo mund t’i frikësojë, përcjell albinfo.ch.
“Është e rëndësishme të merremi fillimisht me fëmijët për të kuptuar gjendjen e tyre. Duhen pyetur se çfarë kanë dëgjuar, çfarë dinë, çfarë mendojnë dhe ndjejnë për këto gjëra. Është gjithnjë e rëndësishme të themi të vërtetën në një mënyrë që i përshtatet fazës së tyre të zhvillimit, si dhe t’u ofrojmë fëmijëve gjithnjë siguri”, thotë profesore Kate Eshleman, e Spitalit të Fëmijëve, të Klinikës Cleveland.
“Nuk do t’i flisni një 5-vjeçari siç i flisni një adoleshenti. Megjithatë, mendoj se është vërtet e rëndësishme që të kuptojnë se sa serioze është kjo situatë”, thotë profesor Robert Franks, i Qendrës së Fëmijëve “Judge Baker”.
Profesori Franks ishte pjesë e një paneli në “Newswise”, një platformë për gazetarët. Ai është me Qendrën e Fëmijëve “Judge Baker”, e cila është pjesë e Universitetit të Harvardit. Zoti Franks thotë se është e rëndësishme që prindërit të kenë parasysh së fëmijët marrin shtysë nga ato që shohin tek të rriturit.
“E kuptojnë ankthin tonë. Kuptojnë frikën tonë. Nëse ne shohim lajmet 24-orë në ditë, do t’i ndjekin edhe ata. Do të shikojnë se si ne reagojmë ndaj lajmeve dhe do të mësojnë nga sa mirë i zbatojmë ne masat për distancimin social”, thotë Profesor Franks.
“Nëse të rriturit duan të shohin lajmet, duhet të sigurohen që mos t’i shikojnë gjithnjë në praninë e fëmijëve. Është në rregull të kenë nga pak ekspozim kur jemi të gjithë së bashku, në mënyrë që të drejtojnë pyetje dhe të marrin përgjigje”, thotë Profesore Eshleman, shkruan Zëri i Amerikës
Profesorja Eshleman thotë se nëse fëmijët ju drejtojnë një pyetje për të cilën nuk e dini përgjigjen, është më mirë t’ua thoni që nuk e dini. Kjo është një situatë e re që asnjë prej nesh nuk e ka përjetuar më parë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












