Lajme
Çfarë duhet të hani në mëngjes, që të mos shtoni peshë?
Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë
Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime të shëndetshme dhe që të ngopin. Por, cilat janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë pa qenë nevoja të hiqni dorë nga një vakt i rëndësishëm sa mëngjesi?
Proshutë dhe vezë
Sipas studiuesve, është mirë që në mëngjes të konsumohet një vakt që përmban 400 deri në 500 kalori, në qoftë se doni të bini në peshë. Një mëngjes i bollshëm, ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse ai përmban 200 kalori apo më shumë nga proteinat pa yndyrna, nga ushqime si vezët dhe proshuta me pak yndyrë. Proteinat ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë sesa karbohidratet, kështu që të hani proteina për mëngjes ju ndihmon të merrni më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.
Kos
Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë. Dr. Milton Stokes i spitalit “St. Barnabas Hospital” në New York City këshillon që kosi të shoqërohet me feta bananesh ose lëng të trashë frutash të bërë nga boronicat apo manaferrat dhe copa akulli.
Drithëra të plota kokërr
Dr. Stokes sugjeron një mëngjes me drithëra të plota, që përmbajnë shumë fibra. Shtoni qumësht në drithërat tuaj dhe do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës. Barbara J. Rolls, Ph.D., autore e “The Volumetrics Weight Control Plan” ndan po ashtu të njëjtin mendim. Sipas saj, ushqimet me shumë fibra ju lejojnë të hani më shumë ushqim ndërsa merrni më pak kalori.
Fruta të freskëta
Frutat e freskëta përmbajnë shumë fibra, ndaj mëngjeset klasike me fruta si bananet, grejpfrut, boronicat dhe pjepri janë shumë të mira. Bananet përmbajnë kalium, boronicat kanë veti antioksidante, grejpfruti dhe pjepri kanë shumë vitaminë C. Përpiquni të shtoni fruta të freskëta në drithërat tuaja ose hani fruta me kos për t’u ndierë të ngopur dhe për ta filluar ditën me energji.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












