Kosova
Çdo vit nga 100 pjesëtarë largohen nga Policia e Kosovës, shkak pagat e ulëta
Rreth 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës llogaritet se japin dorëheqje vullnetare çdo vit. Ndërsa që nga themelimi i këtij institucioni, më shumë se 2200 policë të uniformuar e kanë lënë punën.
Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Arsyet kryesore për braktisjen e PK-së janë pagat që nuk ofrojnë një jetë dinjitoze, mungesa e sigurimeve shëndetësore e jetësore, mungesa e kushteve, përcjell albinfo.ch.
Kryesindikalisti Zeqiri thotë se shqetësuese është rritja e këtij trendi vitet e fundit. Ai thekson se braktisja e punës nga zyrtarët është e dëmshme për vetë institucionin, por edhe për shtetin, pasi që është investuar shumë në ta.
“Dorëheqjet vullnetare janë shqetësim për Policinë e Kosovës, sepse janë në rritje. Gati për çdo vit kemi nga 100 ose mbi 100 dorëheqje vullnetare, e që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare të Policisë së Kosovës”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












