Lajme
Çdo i pesti pensionist në Gjermani jeton nën kufirin e varfërisë
Miliona njerëz të moshuar në Gjermani janë nën kufirin e varfërisë
Numri i të moshuarve në Gjermani që janë të varfër ose në prag të varfërisë po rritet nga viti në vit, kështu që, siç janë publikuar të dhënat e bëra së fundmi nga Byroja e Statistikave Gjermane për vitin 2017, zbulohet se pothuajse çdo i pesti pensionist është në rrezik të varfërisë.
Rreth 3.2 milionë njerëz të moshuar në Gjermani janë nën kufirin e varfërisë, që është 215,000 më shumë sesa në vitin 2016 dhe 803,000 më shumë sesa në 2010.
Në vetëm shtatë vjet, numri i pensionistëve në rrezik të varfërisë është rritur për një të tretën, e statistikat për vitet 2018 dhe 2019 pritet të tregojnë se kjo prirje negative po vazhdon, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave gjermane, të gjithë ata që jetojnë vetëm në familje dhe marrin më pak se 60 për qind të pagës mesatare janë në rrezik të varfërisë, megjithëse merren parasysh disa faktorë të tjerë, por në fakt, njerëzit me më pak se 905 euro në muaj në Gjermani konsiderohen të varfër.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













