Lajme
Carney paralajmëron kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së
Kryeministri kanadez paralajmëron kundërmasa ndaj tarifave të reja amerikane
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka paralajmëruar se vendi i tij do t’u përgjigjet tarifave të reja amerikane me masa të barabarta.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kanadasë, kundërpërgjigjja do të jetë “dollar për dollar”, ndërsa masat do të synojnë një sërë produktesh amerikane, përcjell albinfo.ch.
Carney ka deklaruar se tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë kanadeze dhe ka paralajmëruar se Ottawa nuk do të qëndrojë pa reaguar.
Kundërmasat pritet të përfshijnë produkte nga sektorë si çeliku, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake, makineritë bujqësore, letra dhe elektronika.
Qeveria kanadeze ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi në fillim të shtatorit, nëse Uashingtoni nuk tërhiqet nga tarifat e paralajmëruara.
Tensionet tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së pritet të mbeten të larta, ndërsa dy vendet vazhdojnë negociatat për marrëdhëniet e tyre ekonomike.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”












