Jeta në Zvicër
Calmy-Rey: Zvicra duhet të hyjë në BE
"Duket më e arsyeshme hyrja e Zvicrës si anëtare me të drejta të plota në BE se sa marrëveshjet bazë e cila përcakton raportet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian. "
Ish ministrja e punëve të jashtme e Zvicrës Micheline Calmy-Rey është paraqitur serish në medie pas një heshtjeje relativisht të gjatë. Ajo javën tjetër do të bëjë promovimin e një libri të saj të ri që bën fjalë për kohën e saj si ministre e jashtme dhe ku ajo shtjellon idetë e saj politike.
Në paraqitjet e para që ka pasur ajo (ditë më parë në magazinën televizive 10vor10” dhe sot në “Sonntagszeitung”) ka kërkuar që të zhvillohen bisedime për hyrjen e Zvicrës në Bashkimin Evropian. Sipas ish kryediplomates zvicerane, aktualisht duket më e arsyeshme hyrja e Zvicrës si anëtare me të drejta të plota në BE se sa marrëveshjet bazë e cila përcakton raportet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian.
Në një rast të tillë Zvicra do të fitonte më tepër ndikim, ka sqaruar ajo qëndrimin e saj në një intervistë të cilën sot e ka botuar gazeta “SonntagsZeitung”. Sipas Calmy Re, Evropa po kërkon nga Zvicra që për të hyrë në tregun e përbashkët evropian duhet t`i pranojë normat e saj. Ndërkaq, vetëm si anëtare, Zvicra do të mund të ndikonte në rregullat në fjalë.
Duke shfaqur këtë qëndrim, ish ministrja e jashtme e Zvicrës është vënë në pozita të kundërta me strategjinë e Këshillit Federal.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












