Lajme
Burg i përjetshëm për shqiptarin në Angli
Vrau mësuesen në shtetin e Anglisë
Ishte i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa, Koçi Selamaj është dënuar me burg përjetë në Angli, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me ngjarjen, gjykata, vendosi këtë të premte, dënimin për sulmin e rëndë ndaj mësueses së shkollës fillore. Ai do të vuajë heqjen e lirisë për të paktën 36 vjet.
Thuhet se 36-vjeçari, ish-shpërndarës picash, e ka goditur mësuesen me send të fortë 34 herë në kokë.
Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.
Nga hetimet rezultoi se Sabina, mbrëmjen e 17 shtatorit u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali, ku do të takohej me një shoqe.
Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.
Selamaj banonte në zonën Eastbourne. Ai kishte 5 vjet që jetonte si emigrant në Angli dhe ishte i martuar me një shtetase rumune. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











