Lajme
Bullgari: Dy të vdekur si pasojë e motit të lig

Dy persona kanë vdekur si pasojë e erërave të fuqishme që kanë goditur Bullgarinë dhe Rumaninë gjatë fundjavës. Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga autoritetet atje, një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, ndërsa në anën tjetër një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij.
“Moti i lig rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente. Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën, shkruan REL.
Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi.
Ndërkaq, e njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë, gjë që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi.
Shërbimi kombëtar i motit në Rumani ka rritur alarmin e motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.
Nga moti i lig u dëmtuan edhe 40 makina, ndërsa shërbimet emergjente atje kanë njoftuar se nuk ka viktima.
Ndryshe, dy persona vdiqën më herët gjatë muajit në Bullgari për shkak të motit të lig, pasi stuhia Ciaran goditi perëndimin e Evropës.
E-Diaspora
-
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj boshnjakut Nomanoviç Organizator i mbrëmjes sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Përveç ORF Sport...
-
Reprezentuesi i Kosovës asiston në fitoren e Paderborn ndaj Hamburger SV
-
Gjykatësja e parë shqiptare në SHBA, Edit Shkreli në fjalën e saj të parë del me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës
-
Katër gjyqtare shqiptare ndanë drejtësi në ndeshjen Çeki-Slloveni
-
Vera nga Kosova“Stone Castle” dhe rruga e saj deri në tavolinat zvicerane
Jeta në Austri
-
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj boshnjakut Nomanoviç Organizator i mbrëmjes sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Përveç ORF Sport...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Një austriak kap xhekpotin Euromillions, fiton 240 milionë euro
-
“Shopping” në Austri: Cilat janë të drejtat tuaja të konsumatorit kur blini mallra?
-
Ku janë stacionet më të mira të trenit në Austri?