Lajme
Britania përballet me rritje të çmimit të energjisë me 80 për qind
Sot Britania ka njoftuar një rritje prej 80 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe gazit, në një përkeqësim dramatik të krizës së kostos së jetesës para dimrit, derisa vendi pret zgjedhjen e udhëheqësit të ri, përcjell albinfo.ch.
Rregullatori Ofgem tha të premten se kufiri i tij i çmimit të energjisë, që përcakton çmimet për konsumatorët që nuk janë në një marrëveshje fikse me furnizuesin e tyre, në tetor do të rritet në një mesatare prej 4,198 dollarësh në vit, nga 2,331 dollarë sa është aktualisht, transmeton Telegrafi.
Më e keqja pritet të vijë në janar, kur Ofgem të përditësojë më tej kufirin, me faturat mesatare që parashikohen të arrijnë në 5,914 dollarë – ose më shumë.
“Kjo reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve globale të gazit me shumicë, të cilat filluan të rriten pasi bota u zhbllokua nga pandemia e COVID-19 dhe janë nxitur akoma më lart në nivele rekorde nga Rusia që ndërprenë ngadalë furnizimet me gaz në Evropë”, tha Ofgem.
Njoftimi shkaktoi një protestë nga organizatat bamirëse, të cilat thanë se familjet e shtrydhura financiarisht u përballën me një nga “Krishtlindjet më të zymta” për vite.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












