Lajme
Britania kërkon lehtësimin e ndihmave për Gazën
Londra i bën thirrje Izraelit të heqë pengesat dhe të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave humanitare
Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e sa më shumë ndihmave humanitare në Gaza dhe të heqë pengesat që po vështirësojnë shpërndarjen e tyre.
Ministri britanik për Lindjen e Mesme, Stephen Doughty, e bëri këtë thirrje gjatë një vizite në el Arish të Egjiptit, duke theksuar nevojën që ndihmat të arrijnë në Gaza sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt, përcjell albinfo.ch.
Ai kërkoi që të mundësohet hyrja e sasive më të mëdha të ushqimit, barnave dhe furnizimeve të tjera bazë për popullsinë civile.
Britania ka përsëritur ditët e fundit kërkesën që Izraeli të lehtësojë hyrjen e ndihmave dhe të mundësojë shpërndarjen e tyre në përmasa që përputhen me nevojat humanitare në terren.
Situata në Gaza mbetet e rëndë, ndërsa organizatat humanitare vazhdojnë të kërkojnë qasje më të gjerë dhe më të sigurt për furnizimin e civilëve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”













