Lajme
Britania ka mijëra mjekë më pak “për shkak të Brexit-it”
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim.
Hulumtimi, i kryer nga instituti Nuffield Trust, vë në pah mungesat e anesteziologëve, pediatërve dhe specialistëve të zemrës e mushkërive. Sipas studimit, rreth 37.000 mjekë nga shtetet evropiane kanë punuar në Britani më 2021. Megjithatë, Brexiti ka ndikuar në ulje të rekrutimit të stafit mjekësor.
Në një tjetër skenar, Britania do të rekrutonte rreth 41.300 mjekë evropianë, gati 4.300 më shumë sesa që ka tani.
Prej kur Britania është larguar nga blloku evropian, specialistëve u duhet vizë pune, e përcjellë nga kostot e larta dhe procedura burokratike.
Kitty Mohan nga Asociacioni i Mjekëve Britanikë i ka thënë të hënën të përditshmes britanike, Guardian, se edhe nëse më shumë britanikë studiojnë në fushën e mjekësisë, problemi me mungesa nuk do të zgjidhet shpejt, për shkak të kohës që duhet për kualifikim.
Sistemi shëndetësor në Britani konsiderohet me probleme kronike sa u përket fondeve dhe stafit.
Vetëm në Angli besohet se ka mungesë të mbi 10.500 mjekëve.
Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok.
Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973./TheGuardian
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja