Lajme
Bota shënon njëvjetorin e pandemisë
Tashmë u bënë një vit, më 11 mars, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e karakterizoi koronavirusin si pandemi – gati tre muaj pasi rastet e para të të infektuarve u identifikuan në Kinë, përcjell albinfo.ch.
Pandemia shkatërroi ekonomi dhe u ndryshoi jetën miliarda njerëzve.
“Në ditët dhe javët në vijim presim të shohim shifra të rasteve, shifra të vdekjeve dhe shifra të vendeve të prekura që rriten edhe më shumë”, tha në atë kohë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi të shkaktuar nga një koronavirus”, tha ai.
Ndërkohë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, pandemia vrau mbi 2.6 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa infektoi mbi 118 milionë.
Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të goditur në botë, gati 530,000 njerëz vdiqën dhe së paku 29 milionë u infektuan.
Infektimet ditore, vdekjet dhe shtrimet në spital ranë dukshëm atje, pjesërisht për shkak të vaksinimit.
Rreth 62 milionë njerëz në SHBA u vaksinuan deri më tani me një ose më shumë doza – apo rreth 19 për qind e popullsisë së rritur.
Derisa fushata e vaksinimit përshpejtohet, më shumë shtete amerikane po i heqin kufizimet, duke rihapur restorantet, dyqanet dhe shërbimet e tjera.
Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se lehtësimi i parakohshëm i masave shëndetësore mund të nxisë një tjetër valë të infeksioneve.
Kjo valë e re po ndodh tashmë në pjesë të Evropës dhe Amerikës Latine, ku variantet e reja të virusit morën hov.
Brazili regjistroi të mërkurën një rekord të ri të vdekjeve ditore nga virusi: 2,286.
“Ne jemi të shqetësuar me situatën në Brazil. Ajo kujton se zonat e goditura rëndë nga virusi në të kaluarën, janë ende të cenueshme sot”, tha drejtorja e Organizatës Pan-amerikane të Shëndetit, Carissa Etienne.
Në Evropë, i ashtuquajturi variant britanik i koronavirusit është duke u bërë dominues në shumë vende.
Instituti shëndetësor Robert Koch në Gjermani tha se ky variant po përhapet gjithnjë e më shumë dhe se tani përbën rreth 55 për qind të infeksioneve të reja, krahasuar me 22 për qind, dy javë më parë.
Spanja tha se do t’i forcojë masat e izolimit gjatë festës së ardhshme të Pashkëve, rreth datave 26 mars – 9 prill, në përpjekje për të parandaluar një tjetër valë të koronavirusit.
Disa vende në Ballkan njoftuan këtë javë se do t’i rrisin kufizimet, në përpjekje për të lehtësuar presionin mbi sistemet e tyre të mbingarkuara.
Autoritetet në Bosnjë thanë se të gjitha baret, restorantet dhe dyqanet jothelbësore në kantonin e Sarajevës do të mbyllen gjatë kësaj fundjave, shkruan REL.
Në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore thanë se shkollat do të kalojnë online, ndërsa qendrat e kujdesit ditor, baret dhe palestrat do të mbyllen.
Zyrtarët shëndetësorë në Mal të Zi thanë se rreth 70 për qind e shtretërve spitalorë në këtë vend, janë të mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus.
Në Maqedoninë e Veriut ora policore dyjavore – nga 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit – hyri në fuqi të mërkurën.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













