Kosova
Borrell: Nuk ka marrëveshje, por ka kohë deri më 1 shtator
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të mbajtur më 18 gusht, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të mbajtur më 18 gusht, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Megjithatë, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim. Borrell tha se ka ende kohë deri më 1 shtator kur hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet hyrje-dalje, raporton Albinfo.ch.
Ai tha se nuk do të heq dorë nga insistimi që dy shtetet të arrijnë kompromis.
Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin takime të zakonshme, por takime për menaxhimin e krizës.
Diskutimet në Bruksel vijnë tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa serbët ngritën barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













