Lajme
Boronica dhe vlerat ushqyese të saj
A e dini se boronica ka një numër të lartë vitaminash që rrisin shëndetin e trurit, konkretisht flavonoidet? Është gjithashtu shumë e rëndësishme të dini se konsumimi i boronicave çdo ditë ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndihmon koordinimin motorik që shoqërohet zakonisht me plakjen, përcjell albinfo.ch.
Boronicat mund të konsumohen të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të lëngshme, për t’i dhënë trurit përfitimet e mësipërme. Gjithashtu, përveçse ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën. Rekomandohet ngrënia e një grushti boronicash çdo ditë. Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndosha dhe lëkurë të bukur. Ekspertët vlerësojnë se boronicat ngadalësojnë plakjen e trurit.
Ato janë të pasura me antioksidantë dhe flavonoid antocianinë, që ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Boronicat mbrojnë zemrën. Ato përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht te femrat. Ndër të tjera, boronicat shërbejnë për imunitet më të fortë, rregullojnë sheqerin në gjak pasi janë të pasura me vitamin C, shërbejnë kundër rrudhave, forcojnë kockat dhe përmirësojnë shikimin natën.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












