Futboll
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën pa Xherdan Shaqirin, 32-vjeçari i hoqi ato me paraqitjen ndaj Irlandës, të martën mbrëma, përcjell albinfo.ch.
Gjuajtja e lirë e tij në minutën e 23-të ishte momenti i vetëm kulmor i Zvicrës në sulm. Ndonëse Shaqiri nuk i hoqi plotësisht problemet e Zvicrës në sulm, goli i tij bëri që helvetikët më në fund të largoheshin nga fusha si fitues. Zvicra ishte pa fitore në pesë ndeshje. Të martën fitoi 1:0 në Dublin.
Gjatë festimit të golit, shkëlqimi mbuloi fytyrën e Shaqirit. Edhe pas ndeshjes Xherdani ishte në disponim. Ka dhënë deklarata të forta, shkruan “Blick”.
I pyetur nëse Zvicra është e rrezikshme në sulm vetëm me të në përbërje, Shaqiri u përgjigj duke qeshur: “Pse, kur nuk ishte kështu?”.
Më pas vazhdoi të flasë më seriozisht.
“Natyrisht, shpresoj që në një pikë do të ketë një pasardhës që do të jetë kreativ dhe do të ecë gjurmëve të mia”.
Pyetja tjetër për kosovarin, po ashtu, ishte me dozë provokimi. “Ka diskutime për gjendjen tuaj fizike. A do të jeni të gatshëm për Evropian?”.
“Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarje të madhe? Gjithnjë kam bërë më të mirën. Është çështje momenti: duhet të jeni në top-formë kur vërtet vlen”, është përgjigjur Shaqiri, sërish duke qeshur.
“Shumë është shkruar në ditët e fundit. Shumë gjëra të panevojshme po ashtu. Është fakt që kam pasur tetë javë pushim. Stinori në Amerikë ka nisur vetëm një muaj më parë. Është normale që nuk jam Shaqiri i vërtetë ende. Duhet edhe pak kohë”.
Ka pasur shumë shkrime edhe për raportet e Shaqirit me selektorin e Zvicrës, Murat Yakin. Ai u la në stol ndaj Danimarkës, javën e kaluar.
“Marrëveshja ishte që nuk do të luaja ndaj Danimarkës. Secili që thotë ndryshe, gabon. Trajneri ka dashur të eksperimentojë dhe të shohë sa më shumë lojtarë që të jetë e mundur. Dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Raportet e Yakinit me mua ishin të mira që nga fillimi. Dhe vazhdojnë të jenë”, ka treguar Shaqiri.
Me golin e bukur nga goditja e dënimit, Shaqiri thotë se nuk ka dashur të dëshmojë asgjë. Ai tashmë është shumë i dëshmuar.
“Jam i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja ekipin dhe që kemi fituar sërish. Kjo është shumë e rëndësishme për moralin tonë në prag të Kampionatit Evropian”.
Tani Shaqiri kthehet për në SHBA. Dhe ndonëse pati shumë raportime lidhur me emrin e tij, Xherdani largohet si fitues i madh i ndeshjeve të marsit. Dëshmoi sërish se forca në sulm e Zvicrës varet shumë prej tij.
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













