Lajme
Blerja me të madhe, pse nuk duhet të shqetësoheni
Pasi Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi masa gjithëpërfshirëse për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit të premten, shtypi dhe mediat sociale zvicerane postuan foto ditëve të fundit të rafteve bosh në supermarketet e vendit. Por, a ekziston vërtet një arsye për t’u shqetësuar?
Supermarkete në vende të caktuara ishin zbrazur pjesërisht nga disa sende që nuk mund të prishen, pasi bërja e panikut rezultoi në mungesë ushqimi në disa dyqane.Produktet e konservuara dhe të ngrira, letra higjienike, miell, sheqer dhe sapun ishin veçanërisht të pakta, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Migros-it, Tristan Cerf madje shkoi në televizionin RTS për të kërkuar falje për konsumatorët zviceranë. “Ishte një situatë e jashtëzakonshme, por aktualisht nuk ekziston rreziku i një mungesë të përgjithshme dhe nuk ka nevojë për të krijuar aksione të mëdha”, tha ai.”Ne do të vazhdojmë të shpërndajmë dhe mbushim rafte”, shtoi Cerf. “Depot tona janë të pajisura plotësisht dhe shpërndarja është e siguruar”.
Një zëdhënës për Aldi i tha RTS se dyqanet fillimisht kishin vështirësi në shpërndarje, veçanërisht nga furnizuesit italianë. Por artikujt që mungonin ishin zëvendësuar me produkte alternative dhe supermarketet tani furnizohen çdo ditë me asortimentin e plotë, përcjell tutje albinfo.ch.
Një përfaqësues për Coop gjithashtu tha që zinxhiri “po bën gjithçka që është e mundur për të siguruar disponueshmërinë e mallrave”.
Edhe pse Këshilli Federal shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën, duke mbyllur të gjitha dyqanet, restorantet, baret, dhe objektet argëtuese dhe të kohës së lirë në të gjithë Zvicrën deri më 19 prill, dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të qëndrojnë të hapura.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë