Sport
Blatter: Vendimi i FIFA-s për Kosovën, i pakthyeshëm
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, të hënën ishte i ftuar nga kori diplomatik në Gjenevë për të folur për shumë çështje lidhur me futbollin, e në veçanti për futbollin e Kosovës. Në debatin e Gjenevës “Futbolli është më shumë se lojë”, ku ishin të pranishëm diplomatë të shumtë të akredituar në OKB, ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Konsulli i Republikë së Kosovës, Benjamin Nikoliqi i është përgjigjur ftesës se Klubit Diplomatik në Gjenevë, dhe pak para fillimit të debatit është takuar me Blatterin, të cilin iu falënderua për angazhimin dhe vullnetin e tij të mirë që ka treguar karshi pjesëmarrjes së Kosovës në futbollin ndërkombëtar.
Sepp Blatter, duke folur për futbollin e Kosovës, iu ka drejtuar me një pyetje korit diplomatik të pranishëm në debat se si është e mundur që një shtet që e kanë njohur 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian të mos i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
“Sot këtu është edhe një delegacion nga Kosova. Ata dëshirojnë të luajnë futboll në arenën ndërkombëtare dhe ne duhet të gjithë të angazhohemi që kjo sa më shpejt që është e mundur të realizohet, ashtu siç ka marrë vendim edhe Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. Vendimi i FIFA-s, siç kemi thënë edhe më herët, është i pakthyeshëm dhe vetëm pritet realizimi i tij”, tha Blatter në Gjenevë.
“Si president i FIFA-s, ne nuk do t’i ndalojmë njerëzit të luajnë futboll. Ne do t’i ftojmë ata të luajnë futboll. Në fakt, ata (Kosova) e dinë që nuk mund të jenë anëtare e plotë e FIFA-s, por së paku ua jepni rastin të luajnë futboll. A po pajtoheni. Unë jam i sigurt që po pajtoheni”, theksoi Blatter.
Blatter gjatë konferencës me gazetarë dhe në debat me diplomatë ndërkombëtarë ka dëshmuar përkushtimin e tij për të ndihmuar ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.
Tahir Shabani, këshilltar politik i jashtëm nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe koordinator i delegacioneve nga Republika e Kosovës në Evropë, e ka vlerësuar të dobishëm për sportin e Kosovës debatin e Gjenevës.
“Për ne ishte nder i veçantë duke vlerësuar si prioritet diplomatik që na krijuan mundësitë për të lobuar në favor të interesave të vendit tonë me krijimin e një kapitulli të ri historik për Federatën e Futbollit të Kosovës në nivelin e diplomacisë botërore”, ka thënë Tahir Shabani, njëherësh kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Annemasse të Francës.
Kosovës iu dha leja që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare më 22 maj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në Budapest të Hungarisë.
Mirëpo pas reagimit të Serbisë dhe UEFA-s, vendimi është pezulluar derisa të plotësohet me modalitete që do të kënaqnin të gjitha palët.
Këto modalitete ishte paraparë të zbuloheshin në fund të shtatorit, por u shtynë për datën 14 dhjetor.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











