Lajme
Bien raketa pranë Ambasadës Shqiptare në Izrael
Ambasada e Shqipërisë në Izrael, me anë të një deklarate njofton se ditën e sotme, më 15 maj, pranë zyrave të saj ka pasur goditje të shumta me raketa.
Më herët ishte Ambasada Austriake ajo që njoftoi për një goditje me raketë, shumë pranë godinës së tyre.
Ambasada Shqiptare atje me anë të një statusi në median sociale Twitter bën me dije shqetësimin nga “sulmet pa kriter të Hamasit në Izrael”.
“Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të depërshkallëzohet”, shkruhet në reagimin zyrtar të ambasadës.
Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura në historinë e njerëzimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










