Lajme
Biden synon rritjen e prodhimit të vaksinave anti-Covid
E nxitur nga aktivistët për të rritur furnizimin me vaksina kundër Covid-19 në vendet e varfra, Shtëpia e Bardhë është gati të investojë miliarda dollarë për të rritur kapacitetin e prodhimit amerikan, për të arritur synimin e të paktën një miliard doza në vit, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2022, shkruan ‘New York Times’.
Investimi është hapi i parë në një plan të ri, që do të njoftohet sot, për një partneritet me industrinë private për të adresuar nevojat e menjëhershme të vaksinimit në SHBA dhe jashtë saj dhe përgatitjen për pandeminë e ardhshme.
“Investimi lidhet me sigurimin e kapaciteteve më të mëdha kundër varianteve të Covid-it dhe gjithashtu përgatitjen për pandeminë e ardhshme”, deklaroi David Kessler, i cili mbikëqyr shpërndarjen e vaksinave jashtë vendit për administratën.
“Qëllimi në rast të një pandemie të ardhshme, të një virusi të ardhshëm, është të kemi kapacitet për të vaksinuar brenda gjashtë deri në nëntë muajve nga identifikimi i patogjenit pandemik dhe të kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë amerikanët”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












