Lajme
Biden do të takohet me Zelenskyn në Francë dhe Itali
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë përkujtimit të zbarkimit të Normandisë dhe më pas në samitin e G7 në Itali. Lajmi u njoftua nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pas largimit të presidentit amerikan për në Francë, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë udhëtimit të tij në Normandi, (Biden) do të ketë mundësinë të flasë me Presidentin Zelensky për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe se si ne mund të vazhdojmë të thellojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, u tha gazetarëve amerikanë për sigurinë kombëtare këshilltari i Sigurisë, Jake Sullivan, në bordin e Air Force One.
Gjithashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plan për të dërguar trajnerë ose trupa ushtarake në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













