Lajme
Berset: “Nuk është detyrë e shtetit të paguajë testimin e të pavaksinuarve”
“Nuk është më detyrë e shoqërisë (shtetit) të marrë përsipër këto kosto testimi. Pastaj, vaksinimi është më i lirë se bërja e testit!"
Në konferencën e sotme për media, të mbajtur në Bernë, ministri i shëndetësisë, Alain Berset është pyetur nga gazetarët nëse nga 1 tetori do të paguhen testet ose jo. “Shoqëria nuk duhet të paguajë kostot e testimit për njerëzit e pavaksinuar”, është përgjigjur Berset, raporton srf.ch.
Siç dihet, më 25 gusht, Këshilli Federal pati vendosur që, duke filluar nga 1 tetori, njerëzit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë vetë për testet e koronës, transmeton albinfo.ch.
“Qeveria ka debatuar rreth kësaj, në mbledhjen e mbajtur sot në mëngjes”, thotë Alain Berset. Në thelb, për të çështja është e qartë: “Nuk është më detyrë e shoqërisë (shtetit) të marrë përsipër këto kosto testimi. Pastaj, vaksinimi është më i lirë se bërja e testit!”.
Megjithatë ministri ka kujtuar se testet me pagesë shkaktojnë probleme për njerëz të caktuar. Situata është veçanërisht shqetësuese për njerëzit që sapo janë vaksinuar dhe që janë duke pritur për vaksinimin e tyre të dytë, përcjell albinfo.ch.
Prandaj Këshilli Federal është “i hapur për përshtatjet e rregullave për javët dhe muajt e ardhshëm”. Ai “do të vendosë së shpejti”.
“Ne besojmë se shumica e shoqërisë ka dhënë një kontribut të madh”. Nuk janë testet rrugëdalje nga pandemia, por vaksinimi. Këshilli Federal planifikon të diskutojë përsëri çështjen.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë