Lajme
Berset: “Zvicra ka ndoshta gjendjen më të keqe në Evropë”
Për të pasur një ide mbi zhvillimet në terren, sot ministri Alain Berset ka vizituar Spitalin Universitar të Lozanës, ku është duke e mbajtur një konferencë për media
Spitalet gjithnjë e më shumë po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Kantoni i Vaud është veçanërisht i goditur nga pandemia.
Shtretërit e spitaleve janë gjithnjë e më të zëna nga pacientët me koronavirus. Spitalet e para tashmë po shtyjnë operacionet e tjera.
Situata është kritike
Për të pasur një ide mbi zhvillimet në terren, sot ministri Alain Berset ka vizituar Spitalin Universitar të Lozanës, ku është duke e mbajtur një konferencë për media që po transmetohet në shumë nga mediat zvicerane.
“Situata është kritike dhe po përkeqësohet çdo ditë,” thotë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset. Tek ne është dyfishuar numri i rasteve praktikisht çdo javë – siç mund ta shihni edhe sot. “Ne ndoshta kemi situatën më të vështirë në Evropë”, ka shtuar Berset, transmeton albinfo.ch. Një muaj më parë ishte ndryshe.
Qeveria merr të mërkurën vendime të rëndësishme
Shumica e infeksioneve sot ndodhin në sferën private, thotë Berset. Prandaj është e domosdoshme t’u përmbahemi rregullave të distancës dhe higjienës. Ai thotë gjithashtu se e shqetëson fakti se tani shiten më pak dezinfektues sesa në pranverë, thotë Berset, përcjell albinfo.ch.
Duhet të shikoni situatën në kantone, sepse nuk është e njëjta gjë si në Valis si në Schaffhausen. Këshilli Federal do të marrë masa shtesë të mërkurën për të frenuar pandeminë.
Drejtoresha Shëndetësore e kantonit Vaud Rebecca Ruiz ka mirëpritur Këshilltarin Federal Alain Berset në Lozanë. “Sistemi ynë spitalor është i fortë”, thotë Ruiz, transmeton albinfo.ch. Kantoni Vaud do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur mbingarkesën e spitaleve.
Gjurmimi i kontakteve do të rritet për të ndjekur numrin në rritje të rasteve. Pasi që nuk mund të informohen më të gjithë me telefon, tash e tutje kjo do të bëhet me SMS.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













