Kosova
Bërnabiq: Dialogu duhet të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës
Të kotë e konsideron dialogun Kosovë-Serbi, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nëse ai kushtëzohet me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe
Të kotë e konsideron dialogun Kosovë-Serbi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nëse ai kushtëzohet me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ajo i bëri komentet duke i komentuar deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili tha se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.
Sipas Bërnabiq, dialogu duhet të jetë mbi Kushtetutën e Kosovës.
“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka thënë ajo për mediat serbe, përcjell Albinfo.ch.
“Dje pata një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, i thashë se shpresoj për një qasje konstruktive, nuk shoh se ka hapësirë për diskutim me Kurtin, ai s’ka asnjë dëshirë”, tha Bërnabiq.
Ajo tha po ashtu se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, nuk po mund ta detyrojë Prishtinën për asgjë, edhe pse BE-ja është garantues i marrëveshjes së Brukselit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











