Lajme
Berlusconi rikthen shoqërinë me Putinin, shpërthejnë polemika në Itali
Në Itali kanë shpërthyer polemika lidhur me një audio, ku ish-kryeministri dhe senatori i zgjedhur rishtazi Silvio Berlusconi dëgjohet të thotë se kishte rikthyer lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin. Incizimi i publikuar nga mediat italiane thuhet të jetë realizuar gjatë një takimit që Berlusconi po zhvillonte me parlamentarët e rinj.
Ish-kryeministri kontrovers drejton aktualisht partinë Forza Italia, pjesë e koalicionit të djathtë të drejtuar nga Georgia Meloni, që fitoi zgjedhjet e fundit në Itali.
“Ministrat rusë e kanë thënë në disa raste se ne i kemi shpallur luftë pasi po ofrojmë armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën. Nuk e kam dhënë opinionin tim personal, pasi nëse do të mësohej nga shtypi, do të ishte një katastrofë, por jam shumë i shqetësuar. Kam rikthyer lidhjet me presidentin Putin. E njoh atë si njeri paqësor dhe të ndjeshëm”, dëgjohet të thotë Berlusconi.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











