Kultura
Berlinale 2019: Kosova për herë të parë konkurron zyrtarisht
Më 7 shkurt hap siparin në Berlin festivali i 69-të ndërkombëtar i filmit. Për herë të parë konkurron zyrtarisht në të një film nga Kosova. Karakteristika e këtij viti është pjesëmarrja e madhe e grave regjisore.
Në Berlin hapet Berlinalja e 69-të. Gjithsej do të shfaqen 400 filma, 23 syresh, me metrazh të gjatë, në garën kryesore, 17 konkurrojnë për Ariun e Artë dhe të Argjendtë. Motoja e sivjetshme e festivalit është “Privatja është politike”. Dieter Kosslick, i cili e drejton atë për herë të fundit, e ka huazuar titullin nga lëvizjes feministe të viteve 1960. Dhe duket se gratë nuk janë vetëm frymëzuese për moton, por pjesëmarrja e tyre është këtë vit shumë e madhe.
Festivali hapet me filmin e një gruaje, konkretisht me dramën “The Kindness of Strangers” të regjisores daneze Lone Scherfig.
Festivali hapet me filmin e një gruaje, konkretisht me dramën “The Kindness of Strangers” të regjisores daneze Lone Scherfig. Scherfig nuk është e panjohur në Berlinale. Ajo ka marrë pjesë tri herë në garën e filmit me metrazh të gjatë me filmat “Wilbur wants to kill himself” (Wilbur-i dëshiron të vrasë veten”, “An Education (Një Edukim) dhe “Italienisch für Anfänger” (Italisht për fillestarë) – për të cilin në vitin 2001 mori “Ariun e Argjendtë” (Çmimi i Jurisë) së Berlinales, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Por edhe juria kryesohet nga një grua, nga aktorja franceze dhe fituesja e çmimit “Oscar”, Juliette Binoche, ndërsa “Ariu i Nderit” për veprën e jetës i jepet Charlotte Rampling.
Prej 17 filmave konkurrues, shtatë janë nga regjisore femra dhe dhjetë nga regjisorë meshkuj, e ku nuk mungojnë dhe emra të mirënjohur si François Ozon (“Grâce à Dieu”), Agnieszka Holland (“Z. Jones”) dhe regjisori kinez Zhang Yimou (“Yi miao zhong”).
Edhe regjisorët gjermanë marrin pjesë me tre filma.
Nora Fingscheidt me filmin “Systemsprenger” (Shpërthyesi i sistemit), Angela Schanelec me “Ich war zuhause, aber” (Unë isha në shtëpi, por) dhe Fatih Akin – fitues i Ariut të Artë 2004 me “Gegen die Wand” (Përplasje në mur) – prezanton në Berlinale filmin e tij të ri “Der Goldene Handschuh” (Dorashka e artë), i cili bazohet mbi romanin me të njëjtin titull të Heinz Strunk-ut për vrasësin serial të grave, Fritz Honka.
Kosova në “Berlinale Shorts”
Prej 400 filmave që marrin pjesë në garat e ndryshme të një ndër tre festivaleve më të rëndësishëm të filmit në botë, 191 filma janë bërë nga regjisore gra. Kosova e cila merr pjesë për herë të parë zyrtarisht në Berlinale, me një film me metrazh të shkurtër në “Berlinale Shorts” përfaqësohet me Samir Karahodan. Filmi i tij 14-minutësh “Në mes” është realizuar nga një ekip thuajse tërësisht mashkullor (vetëm një femër) dhe trajton një temë krejtësisht mashkullore, por tepër karakteristike për Kosovën: Solidarizimin ndërvëllazëror për ndërtimin e shtëpive të njëjta me ndihmën e të mërguarve.
Premiera botërore e tij do të jetë më 12 shkurt në Berlin, por më 8 shkurt do të shfaqet për median dhe publikun.
Por Kosova e ka dërguar edhe një përfaqësuese të gjinisë femërore në Berlinale: Regjisoren e re More Raça, e cila ka ardhur aty në kuadër të programit Berlinale Talents, i cili u krijon mundësinë 250 kineastëve, regjisorëve, aktorëve të rinj e të talentuar nga e gjithë bota që të prezantojnë veten e tyre dhe të hyjnë në kontakt me kolegë të rinj e të vjetër të fushës së tyre.
Pas 18 vjetësh në krye të festivalit, figura e lashtë e Berlinales, 70-vjeçari Dieter Kosslick, alias Mr. Berlinale, i cili me kapelen dhe shallin e tij është bërë personifikim i festivalit të famshëm, do ta lëshojë postin e tij të plotfuqishëm. Vitin e ardhshëm, në edicionin e saj të 70-të Berlinalja do të drejtohet nga italiani Carlo Chatrian.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













