Lajme
Belgjika ‘shtrëngon’ masat kundër koronavirusit, pas rritjes së rasteve
Belgjika njoftoi të hënën masa të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë një ulje të mprehtë të kontaktit shoqëror të krijuar për të parandaluar një kthim në një bllokim mbarëkombëtar pas një rritje të infeksioneve në tre javët e fundit.
Kryeministrja, Sophie Wilmes tha në një konferencë për shtyp se, nga e mërkura, një familje belge ose ata që jetojnë së bashku do të ishin në gjendje të takonin pesë persona të tjerë, nga 15 sa ishte më herët.
Numrat e lejuar për të marrë pjesë në ngjarje publike do të përgjysmohen në 100 për brenda dhe 200 për jashtë. Wilmes gjithashtu tha që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur.
“Ne po veprojmë përsëri sot për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar një bllokim të përgjithshëm,” tha Wilmes.
Numri mesatar i rasteve në javën e kaluar është rritur në 279 në ditë nga rreth 80 në fillim të korrikut. Qyteti Antwerp është goditur veçanërisht, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














