Lajme
Bëhet thirrje për forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së
Ministrat e Brendshëm të Sllovakisë, Austrisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke kanë bërë thirrje për forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së për të parandaluar rritjen e migracionit të paligjshëm.
“Pas bisedimeve në Bratislavë, katër ministrat e Evropës Qendrore ranë dakord për një koordinim më të ngushtë lidhur me çështjet e migracionit dhe sigurisë kufitare”, deklaroi sot ministri i Brendshëm sllovak, Roman Mikulec, sipas agjencisë së lajmeve (TASR).
Mikulec njoftoi takimin në një njoftim të shkurtër pasi fillimisht Republika Çeke, dhe më pas Austria, filluan kontrollet kufitare me Sllovakinë.
Ministri sllovak, Mikulec tha se ministrat kishin rënë dakord për rritjen e presionit nga Komisioni Evropian mbi vendet e treta, për të luftuar migracionin e paligjshëm.
Gjithashtu, ministrat theksuan se procesi i riatdhesimit të migrantëve duhej të përshpejtohej.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












