Lajme
BE pret rritje të numrit të refugjatëve në të ardhmen
Autoritetet e BE-së presin rritje të numrit të refugjatëve në Bashkimin Evropian, pa llogaritur këtu njerëzit që janë larguar nga lufta në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
“Është shumë e qartë që në një kohë të afërt shifrat e kërkesave për azil do të rriten”, ka bërë prognozën drejtoresha e Zyrës së BE-së për Azilin, EUAA, Nina Gregori.
Mungesa e stabilitetit dhe kërcënimi i sigurisë njerëzore janë tipare të botës së sotme. “Për fat të keq, nuk janë provizore”, ka thënë Gregori për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe.
Zhvillimet gjeopolitike në vitet 2021 dhe 2022 kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nevojën për mbrojtje dhe kanë çuar në fluks drejt BE-së.
Nga janari deri në tetor të këtij viti në BE janë regjistruar 790.000 kërkesa për azil, ka raportuar Gregori.
Kjo shënon një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Siria, Afganistani dhe Turqia. Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve.
Tek shifrat e reja nuk janë regjistruar refugjatët e luftës nga Ukraina. Ata kanë mundësi, pa ndonjë procedurë të komplikuar azili që të marrin mbrojtje të përkohshme në BE.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












