Lajme
BE po shpërndan vaksina për 70% të popullatës së rritur
Von der Leyen: “Këtë fundjavë, do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur"
Bashkimi Evropian vazhdon të shpërndajë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit, në mënyrë që vendet anëtare të vaksinojnë së paku 70 për qind të popullatës së rritur, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell albinfo.ch.
BE u bëri thirrje vendeve të BE-së që t’i intensifikojnë fushatat e vaksinimit dhe tha se rreth 500 milionë doza vaksinash do të jenë të shpërndara në gjithë bllokun deri më 11 korrik.
“Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Deri nesër, rreth 500 milionë doza do të jenë të shpërndara në të gjitha rajonet e Evropës”, tha von der Leyen.
Theksohet se njëzeteshtatë qeveritë e BE-së janë përgjegjëse për administrimin e vaksinave te qytetarët e tyre dhe disa po punojnë shumë më shpejt se të tjerat, por von der Leyen tha se “BE-ja e mbajti fjalën e saj”.
“COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] nuk është mundur ende. Por, ne jemi të përgatitur t’i vazhdojmë furnizimet me vaksina – gjithashtu kundër varianteve të reja”, tha von der Leyen.
Varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve në disa vende.
Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se ato të mëparshmet.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.
Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.3 miliardë vaksina kundër koronavirusit.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta














