Kosova
BE miraton vaksinimin kundër COVID për foshnjat nën 6 muajsh
BE sapo aprovoi vaksinat anti-Covid për foshnjat si pasojë e frikës së valës së dimrit, duke ndezur shqetësime dhe debate të shumta nga ekspertë dhe prindër.
‘A kanë nevojë vërtetë për të?’, ka qenë pyetja kryesore që është ngritur si pasojë e vendimit.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinat e Pfizer dhe Moderna për foshnjat mbi 6 muajsh.
Shefat e shëndetësisë në Bruksel kanë mbështetur dhënien e vaksinave anti-Covid për foshnjat mes shqetësimeve për një rritje të rasteve këtë dimër.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila miratoi masën dje, zbuloi se dozat do të ishin “më të ulëta” për foshnjat e inokuluara.
Fëmijëve të moshës 6 muajsh e poshtë mund t’u ofrohet një dozë tre mikrogramësh e vaksinës Pfizer, krahasuar me të rriturit britanikë që marrin doza 10 herë më të forta.
Fëmijëve më të rritur, të cilët lejohen të vaksinohen në Britani, u jepet një dozë deri në 10 mikrogramë.
Doza më të ulëta mendohet të jenë të preferueshme për fëmijët e vegjël në mënyrë që të shmangen komplikimet shëndetësore, duke përfshirë gjendjen e rrallë të miokarditis.
Pas rekomandimeve të EMA-s, Komisioni Evropian duhet të nënshkruajë planin si pjesë e vendimit përfundimtar të bllokut.
Kina, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tashmë lejojnë fëmijët nën moshën 5 vjeç të marrin një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Sidoqoftë, profesori Paul Hunter, një epidemiolog me bazë në Universitetin e Anglisë Lindore, shprehu shqetësim për këtë masë.
Profesor Hunter tha për MailOnline: “Çështja është nëse ata (fëmijët e vegjël) kanë vërtet nevojë për të.”
“Unë nuk shoh vlerë në vaksinimin e fëmijëve kaq të vegjël nëse nuk janë të rrezikuar nga sëmundjet e rënda.”
Ai shtoi se: “Vetëm sepse mund të përdoret nuk do të thotë se duhet të përdoret!
Unë mendoj se jemi në një fazë të pandemisë kur nëse keni pasur një numër infeksionesh, rreziku juaj për pasoja të rënda është më i ulët.”
Sipas të dhënave të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të përpiluara që nga fillimi i pandemisë, vetëm 46 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç kanë vdekur brenda 28 ditëve pasi u identifikuan si rast pozitiv me COVID-19./Euronews
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










