Bashkimi Evropian ka miratuar të hënën një paketë shtesë prej 6.1 miliardë eurosh për të mbështetur kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.
Sipas Reuters, fondet do të përdoren për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, municione dhe radarë, përcjell albinfo.ch.
Paketa e re i shtohet planeve të mëhershme të prokurimit në vlerë prej rreth 16 miliardë eurosh, ndërsa deri tani janë disbursuar rreth 8.35 miliardë euro.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar mbështetjen e Evropës për Ukrainën, në një kohë kur sulmet ruse ndaj vendit vazhdojnë.
BE-ja ka bërë të ditur se mbështetja ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë ka arritur në dhjetëra miliarda euro, duke përfshirë ndihmën e dhënë drejtpërdrejt nga shtetet anëtare.