Lajme

BE me rezolutë ku kërkon sanksione ndaj Iranit  

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë jodetyruese që u bën thirrje vendeve anëtare të bllokut të miratojnë më shumë sanksione kundër Iranit.

Parlamenti dëshiron të shtojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRCG) dhe “forcat e tij ndihmëse, duke përfshirë milicinë paraushtarake Basij dhe Forcën Quds”, në listën terroriste të BE-së.

Ligjvënësit e BE-së kanë kërkuar gjithashtu sanksione kundër liderit suprem iranian Ali Khamenei dhe presidentit Ebrahim Raisi.

Para votimit në Strasburg, Irani e dënoi me forcë propozimin.

Ministria e Jashtme e Teheranit e quajti listën e propozuar terroriste “të pamatur dhe të gabua”.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të miratojnë zyrtarisht sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në vend, përfshirë ekzekutimet e fundit të protestuesve.

Planet, të mbështetura unanimisht nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE, nuk parashikojnë megjithatë klasifikimin e IRCG-së si një grup terrorist/dpa