Lajme
BE lejon telefonatat në fluturime nga viti 2023
Pasagjerët e linjave ajrore në vendet e BE-së do të mund të përdorin së shpejti telefonat e tyre celularë gjatë kohës së udhëtimit.
Komisioni Evropian ka vendosur se mjetet fluturuese mund të ofrojnë teknologjinë 5G në bord, bashkë me shërbime të tjera më të ngadalta të aksesueshme nga telefoni.
Kjo do të thotë se udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më t’i vendosin celularët e tyre në modalitetin për avionët.
Afati që shtetet anëtare t’i bëjnë frekuencat e rrjeteve 5G të përdorueshme për mjetet fluturuese civile është 30 qershori i vitit 2023.
Kështu, gjatë qëndrimit në sediljet e tyre, pasagjerët do të mund të kryejnë dhe marrin telefonata, si dhe të aktivizojnë aplikacionet që ofrojnë muzikë apo video.
Për komisionerin e BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, kjo lëvizje do të bëjë që shërbimet inovative për njerëzit dhe kompanitë të zhvillohen.
“Qielli nuk është më kufi, kur vjen fjala tek mundësitë e ofruara nga teknologjia e lartë”, ka deklaruar Breton.
Që prej 2008-s, komisioni evropian i ndalon frekuencat e rrjeteve të shpejta për mjetet ajrore, duke lejuar vetëm pak shërbime që kërkojnë internet me shpejtësi të ulët.
Tani, përmes rrjetit 5G shpejtësia e internetit do të jetë 100 Megabajt për sekondë, duke bërë që një film të shkarkohet në vetëm pak minuta./Euronews
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë Lëvizja në një vend të ri mund të jetë sfiduese, por stresi i gjetjes së kujdesit...
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl