Lajme
BE: Kosova të japë “kohë të mjaftueshme” për riregjistrimin e makinave
Bashkimi Evropian njoftoi se Prishtina duhet të japë kohë të mjaftueshme për të zbatuar vendimin për riregjistrimin e automjeteve serbe në veri të Kosovës, raporton Reuters.
“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët për të cilët aplikon dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.
“Përfundimet për Lirinë e Lëvizjes 2016 përfshinin një kornizë kohore shumë më të gjatë për riregjistrimin, e cila duhet të ofrojë udhëzime për procesin aktual”, shtoi ai.
BE u bën thirrje “të dyja palëve të përdorin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si një platformë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis tyre, duke përfshirë targat”, tha zëdhënësi.
Më herët përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, ka thënë hapur se çështja e targave është shumë më e vështirë për t’u zgjidhur se çështja e kartave të identitetit, por theksoi se është optimist.
Ai beson se do të zgjidhet brenda disa javësh dhe thotë se “nuk do të ndodhë nesër”.
Optimist është edhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special për dialogun, i cili i tha Euronews Serbisë se ka edhe dy muaj për të arritur një zgjidhje. Ai gjithashtu tregoi se tashmë janë propozuar disa ide, për të cilat ai nuk mund të flasë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










