Lajme
BE ka plan të ri për Serbinë
Serbia dhe vendet e tjera të rajonit që duan të bëhen pjesë e BE-së ka të ngjarë të “shërbehen” nga rregullat e reja të negociatave për pranimin, raporton Novosti
Kjo duhet të ndodhë në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor në maj 2020, nënvizon gazeta dhe shton se ka më shumë modele në fjalë, secili shkon drejt ofrimit të një partneriteti të privilegjuar me vendet kandidate, në vend të zgjerimit, ofrohet një lloj partneriteti i privilegjuar me BE-në, më saktë, integrimi ekonomik pa anëtarësim zyrtar.
Metodologjia e re e bisedimeve, sipas gazetës, kryesisht po diskutohet drejtpërdrejt midis dy vendeve më me ndikim të BE-së, Franca dhe Gjermania, ndërsa qarqet më të gjera të këtyre marrëveshjeve përfshijnë, mbi të gjitha, vendet më të zellshme për sa i përket pranimit të shteteve të reja – Holandës dhe Danimarkës.
Marrëveshja, shton gazeta, pritet të arrihet brenda gjashtë muajve të ardhshëm dhe do të miratohet nga Këshilli Evropian në mars të vitit të ardhshëm.
Njëra nga idetë e vendosjes së të ashtuquajturit integrim sektorial në BE, përkatësisht që vendet pas mbylljes së çdo kapitulli praktikisht të hyjnë në sistemin e Unionit në këtë sektor dhe jo si deri më tash, të presë të bëhet anëtar i plotë.
Për shembull, Novosti shpjegon, kur të përfundojë negociatat në fushën e transportit ose ekologjisë, vendi kandidat do të kishte menjëherë qasje në të gjitha fondet e BE-së, si çdo shtet tjetër anëtar.
Ka disa që besojnë se BE do të vepronte në mënyrë joparimore dhe në kundërshtim me vlerat e saj nëse do të ndryshonte rregullat në mes të garës drejt anëtarësimit për Beogradin dhe Podgoricën, por ka më shumë të ngjarë që Serbia dhe Mali i Zi të mbulohen nga metodologjia e re, përfundon Novosti, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













