Lajme
BE-ja pret pret që javën e ardhshme Kosova dhe Serbia të finalizojnë temën e energjisë
Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë.
Kështu ka barë të ditur zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.
“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.
BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë.
KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.
Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










