Lajme
BE-ja mund të përballet me një rekord njerëzish që duan të vijnë në Evropë
Këtë vit, Bashkimi Evropian mund të përballet me një numër rekord njerëzish që duan të arrijnë kufijtë e tij përmes kalimeve të parregullta, të nxitur kryesisht nga varfëria dhe ndryshimet klimatike, në vend që të ikin nga konflikti, njoftoi sot Agjencia e Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së, Frontex.
Agjencia raportoi rreth 330 mijë ardhje të paautorizuara nëpër të gjitha rrugët vitin e kaluar, më së shumti që nga viti 2016, dhe shifrat në rritje po nxisin retorikë më të ashpër kundër emigracionit në shtetet e BE-së, si Danimarka, Holanda dhe Austria, raportoi Reuters.
Më shumë se një milion njerëz, kryesisht të arratisur nga lufta në Siri, arritën në brigjet evropiane në vitin 2015, duke nxitur Bashkimin Evropian të forcojë kufijtë e jashtëm dhe ligjet e azilit.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













