Lajme
BE-ja, drejt sanksioneve të reja ekonomike ndaj Rusisë
Perëndimi po përgatit sanksione të reja ekonoimike kundër Rusisë. Qeveria gjermane dëbon 40 diplomatë rusë, përcjell albinfo.ch.
“Bashkimi Evropian do të përgatisë me urgjencë sanksione të reja kundër Rusisë”, thotë i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Ai megjithatë nuk bëri të qartë së çfarë sanksionesh janë duke u përgatitur dhe se kur do të merret vendimi për to.
“Masakra në qytetin Butsha dhe në të tjera qytete ukrainase do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane”, tha ai.
Po ashtu, BE-ja i dënoi ashpër “mizoritë” e pandehura se janë kryer prej forcave të armatosura ruse.
“Ne jemi solidarë me Ukrainën dhe me popullin ukrainas në këto orë trishtimi”, shtoi Borrell.
Ai bëri të qartë gjithashtu se nga këndvështrimi i BE-së, autoritetet ruse janë përgjegjëse për mizoritë e kryera gjatë pushtimit të tyre. Për të nxjerrë përpara drejtësisë nëpunësit përgjegjës qeveritarë dhe ushtarakë po mbështeten pa kufizim hetimet e nisura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si dhe puna e komisionit hetimor të Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Edhe BE-ja ndihmon Prokurorinë e Përgjithshme ukrainase dhe shoqërinë civile në mbledhjen dhe sigurimin e dëshmive për krime lufte.
Në zonën periferike të Kievit, Butsha pas tërheqjes së trupave të ushtrisë ruse nga ky rajon i kryeqytetit ukrainas janë gjetur qindra kufoma civilësh. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk është i qartë.
Sipas të dhënave të kryebashkiakut të Butshas, Anatoly Fedoruk, janë varrosur në varr masiv 280 vetë, sepse varrezat janë sulmuar. Prokurorja e Përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, bën fjalë për 410 civilë të vdekur në rrethin e Kievit.
Gjermania dëbon 40 diplomatë rusë
40 diplomatë rusë duhet të largohen nga Gjermania pasi janë shpallur “persona të padëshiruar”.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, komunikoi se pjesëtarët e Ambasadës ruse “kanë punuar çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë, kundër bashkëpunimit dhe shoqërisë sonë”.
Kur diplomatët shpallen persona të padëshiruar, ata duhet të largohen nga vendi.
“Puna e diplomatëve rusë është një kërcënim për ata që kërkojnë të gjejnë mbrojtje te ne. Këtë ne nuk do ta tolerojmë. Këtë ia kemi komunikuar ambasadorit të Rusisë”, deklaroi ajo duke argumentuar vendimin.
Ambasadori rus, Sergej Netshajev, u thirr në Ministrinë e Jashtme nga sekretari i shtetit, Andreas Michaelis, dhe u informua për dëbimin e diplomatëve. Personat e prekur kanë kohë pesë ditë për t’u larguar nga Gjermania. Sipas këtyre informacioneve, mendohet se personat në fjalë mund të jenë të lidhur me shërbimet informative ruse.
Lidhur me mizoritë në qytetin ukrainas Butsha, Baerbock tha se këto imazhe “dëshmojnë për një brutalitet të pabesueshëm të udhëheqjes ruse” dhe të atyre që ndjekin propogandën e tyre, “për një zell asgjësimi, që tejkalon çdo kufi”. Imazhe të ngjashme druhet se mund të ketë edhe nga shumë zona të tjera, ku trupat ruse e kanë pushtuar Ukrainën.
“Kësaj mizorie ne duhet t’i kundërvihemi me forcën e lirisë dhe të demokracisë sonë si dhe me humanizmin tonë”, tha ministrja e Jashtme.
Edhe Franca ka dëbuar një sërë diplomatësh rusë. Ata rrezikojnë sigurinë kombëtare, vuri në dukje Ministria e Jashtme në Paris.
“Ky hap është pjesë e një nisme evropiane”, tha MPJ. /Deutsche Welle
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













