Lajme
BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet proevropiane’ në Mal të Zi
Shteti malazez, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet proevropiane që mund t’u japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e eurodeputetit sllovak vjen një ditë pasi Parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.
“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’u japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.
Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në Unionin Evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.
“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.
Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsej 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.
Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.
Më 20 gusht, lideri i Frontit Demokratik pro-Serb në Mal të Zi, Andrija Mandiq, tha për Radio Televizionin Serb (RTS), pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazovicit, se i vinte keq që humbën një shans të madh për të formuar një Qeveri që do të ishte shprehje e shumicës parlamentare për të cilën votuan qytetarët e Malit të Zi.
“Kemi investuar shumë energji, jo për shkak të politikanëve, por për shkak të njerëzve që u gëzuan që pas 30 vjetësh u zëvendësua qeveria e Milo Gjukanoviqit”, tha Mandiq.
Qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviq përfundoi në zgjedhjet e vitit 2020.
Fillimisht u formua e ashtuquajtura Qeveria eksperte e Zdravko Krivokapiqit, e cila funksionoi deri në fillim të vitit 2022. Qeveria minoritare e Abazoviqit u formua më 28 prill.
Mandiq tha gjithashtu për RTS-në se qeveria e Dritan Abazoviqit do të mbahet mend për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Shkaku i menjëhershëm i nismës për rrëzimin e Qeverisë është pakënaqësia me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 3 gusht, të cilën përfaqësues të disa partive politike e konsideruan të dëmshme për interesat kombëtare të Malit të Zi.
Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demokratët dhe një sërë partish të tjera më të vogla, të cilat mbështesin fuqishëm Kishën Ortyodokse Serbe në programet e tyre, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.
Nga gjithsej 81 deputetë, 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, Partisë Demokratike të Malit të Zi Alekse Beçiq, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të Djathtët e Malit të Zi votuan për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, nga Partia Popullore Socialiste ishte kundër.
Deputetët e tjerë nga Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demos dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.
Zdravko Krivokapiq, ish-kryeministër i Malit të Zi, shkroi në Twitter më 20 gusht: “Do të kalojë! Dhe kalon shpejt. Tani duhet të transformohemi individualisht, veçanërisht politikanët, për të mirën e transformimit të Malit të Zi”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














