Lajme
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta
Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispozicion për luftimin e zjarreve në pyje, tha komisionari i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic.
Gjithsej 28 pajisjet do të mund të përdoren për kriza në shtetet anëtare të bllokut evropian, si dhe në vendet fqinje. Dhjetë aeroplanët e tipit Canadair, 14 avionë të lehtë dhe katër helikopterë do të jenë gati për atë që pritet të jetë një “verë tejet e ngarkuar”, tha Lenarcic në një intervistë me European Newsroom.
“Ky vit ka nisur tashmë me më shumë thatësi se zakonisht”, tha ai, duke vënë në dukje thatësinë e raportuar më parë në Portugali, Spanjë, Francë jugore dhe Itali veriore.
Ndërkohë, së fundi, në disa prej këtyre vendeve ka pasur përmbytje pasi uji i grumbulluar nga reshjet e shiut nuk absorbohej lehtësisht nga toka tejet e tharë.
Kjo thatësirë e hershme e pazakontë, së bashku me temperaturat në rritje që po regjistrohen tani në Evropë, janë, “natyrisht, një nxitës kryesor i zjarreve në pyje”, tha Lenarcic.
Pasi viti 2022 solli verën më të nxehtë të regjistruar në Evropë, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në shtator njoftoi për planin për dyfishim të flotës ajrore të zjarrfikësve.
Flota është e shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjithë BE-në, në mënyrë që të mund të përgjigjet shpejt kur flakët shpërthejnë në periudhën kritike nga qershori deri në tetor.
Avionët janë të stacionuar në dhjetë shtete anëtare: Kroaci, Qipro, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.
Ky mekanizëm i BE-së u krijua në vitin 2001. Në dy dekadat e para, ai aktivizohej mesatarisht 20 herë në vit. Në dy vjetët e fundit, kjo është rritur në rreth 100 herë në vit, tha Lenarcic, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë fonde në vitet e ardhshme./Rel
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













