Kosova
BE del me studim: Rrjetet kriminale nga Ballkani, kryesojnë tregjet e drogës në rajon e Evropë
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drogës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA).
Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.
“Disa vende të BE-së gjenden në rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor përpara se të kthehesh në BE. Kjo do të thotë se flukset e trafikimit mund të jenë komplekse”, thuhet në raportin në fjalë i cili është pjesë e një studimi më të madh rajonal të kryer mes viteve 2019 dhe 2022, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Komunitetet e shumta në vendet e BE-së, po ashtu ofrojnë një grup individësh që mund të shfrytëzohen ose rekrutohen nga këto rrjete, thuhet në raport.
Agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA, raportoi lidhur me veprimtarinë e grupeve nga Ballkani Perëndimor në Belgjikë dhe Holandë, ku portet si Antwerp-i dhe Roterdam-i luajnë një rol të rëndësishëm tek trafiku i drogës në BE.
Sipas agjencisë EMCDDA, rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.
Këto rrjete kanë vënë në përdorim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raport.
Këtu përfshihen pajisjet komplekse për kultivim në mjedise të brendshme, përdorimin e dronëve, shfrytëzimin e monedhave dixhitale dhe komunikimet e koduara.
Si Ballkani Perëndimor ashtu edhe vendet e BE-së shërbejnë si strehë për kriminelët që fshihen nga grupet rivale kriminale ose nga organet e zbatimit të ligjit.
“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













