Lajme
BE: Bllokimi i grurit nga Rusia është krim lufte
Rusisë i është bërë thirrje që të zhbllokojë portet
Bllokada ruse e miliona tonëve drithë ukrainase është një “krim i vërtetë lufte”, thotë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria”, tha Borrell, transmeton BBC.
Ministrat e jashtëm të BE-së u takuan këtë të hënë në Luksemburg për të diskutuar krizën.
Vendet perëndimore kanë kërkuar nga Rusia të ndalojë bllokimin e porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe të lejojë depot e mëdha të drithit të arrijnë në tregjet botërore.
Bllokada ka shkaktuar paralajmërime se dhjetëra miliona njerëz janë në rrezik urie dhe se kjo ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten.
Borrell tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka pasur një ndikim të dëmshëm në mbarë botën, gjë që mund të dëshmohet përmes çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Në një konferencë shtypi pas takimit, ai tha se bllokada e Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas ishte “një përpjekje e qëllimshme për të krijuar uri në botë” dhe për të vënë presion shtesë mbi BE-në dhe Ukrainë.
Sipas Borrell, ministrat e jashtëm të BE-së do të kontaktojnë homologët e tyre në të gjithë kontinentin afrikan në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.
Ai hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se kriza aktuale e ushqimit është rezultat i sanksioneve të BE-së, duke shtuar se sanksionet e BE-së nuk i ndalojnë vendet jashtë BE-së të marrin pjesë në praktikat e tregtisë ushqimore me Rusinë ose vende të tjera.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ishte e angazhuar në “negociatat komplekse” për të çliruar portet e saj nga bllokada e Rusisë.
Zelensky tha se kriza globale e grurit do të zgjasë për aq kohë sa do të zgjasë edhe lufta e Rusisë.
Ai shtoi se vendet në Bashkimin Afrikan ishin peng i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përpara takimit në Luksemburg, Borrell tha: Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo të zgjasë shumë më gjatë.
Ai tha se Rusia duhet të mbahet “përgjegjëse” nëse vazhdon të bllokojë eksportin e drithit të nevojshëm jetik nga Ukraina.
Blloku 27-vendesh kundërshton pretendimet e Rusisë se rritja e çmimeve dhe mungesa e ushqimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikë janë pasojë e sanksioneve të BE-së të vendosura për pushtimin e Ukrainës.
Borrell theksoi se nuk janë sanksionet evropiane që po krijojnë këtë krizë – sanksionet tona nuk synojnë ushqimin, nuk synojnë plehrat.
“Problemi vjen nga bllokada ruse e drithërave ukrainase”.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se “Rusia duhet të ndalojë së luajturi me urinë globale” pasi ajo kërkon ndikim në Perëndim.
“Lënia e drithërave të bllokuara është e rrezikshme për stabilitetin në botë”, tha ajo.
Kreu i zyrës së kryeministrit polak, Michal Dworczyk do të flasë me ministrin ukrainas të infrastrukturës Oleksandr Kubrakov për ndryshimet që do të përshpejtojnë kontrollet për kamionët në kufirin polako-ukrainas për të ndihmuar në eksportimin e grurit nga Ukraina.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?